Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe për të përkujtuar festat e nëntorit.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka theksuar se këto festime nuk janë të plota pa ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.
Megjithatë, ai shprehu shpresën që vitin e ardhshëm këto festa do të festohen së bashku me ta në Kosovë.
“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së.”
”Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, ka thënë ai./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje