Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.
Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.
E mënjëhershme ishte përgjigja e kryetarit të organizatës, OVL-UÇK, Hysni Gucati.
Ai ka bërë të ditur se protesta do të mbahët më 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00 dhe do t’i dalin në mbrojtje ish-ushtarëve duke mos rrezikuar jetën e asnjë qytetari.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!”, tha ai.
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...