Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimin e Qeverisë së Kosovës që të fillohet ma hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare.
U.D., i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti lidhur me këtë çështje.
Ligji i ri i propozuar nga Qeveria e Kosovës sipas Klinakut mund të bëhet, por duke plotësuar disa nga kushtet.
Në propozimin e Kurtit thuhet se hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit duhet të kryhet në një kohë sa më të shpejtë.
Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, ai ka propozuar përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar. /arbresh.info/
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...