Kryesia e OVL të UÇK-së sot ka mbajtur një mbledhje ku kanë treguar punën që kanë bërë gjatë një viti, shkruan arbresh.info
Kryetari i OVL UCK-së Hysni Gucati gjatë kësaj konference ka thënë se disa veteran ende nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit, ai ka folur edhe për listat e veteranëve ku ka kërkuar që në listë të jenë të gjitha ata që janë meritor.
“Ka veteranë që ende nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit ju kemi ble material ndërtimor, kemi bërë tri renovime të shtëpive, dhe kemi bërë ndërtimin e pesë shtëpive, 70 për qind nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 30 për qind nga komunat. Kemi ndarë dhjetëra dekorada dhe mirën njohje për kontributin e tyre në luftë e një ndër to është edhe për Bajram Rexhepin i cili nuk është më. Në këtë vit kemi organizuar edhe protesta me rastin e arrestimit të z Ramush Haradinaj dhe të qëndrimit të tij në Francë,” tha Gucati.
/arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...