Dhjetëra veteranë të luftë së UÇK-së, pas protestës kanë zhvilluar takim të ndarë, për çështjen e pagesës së pensioneve që u takojnë.
Ata në fillim e takuan kryeministrin Ramush Hradinaj, i cili u tha se e ka kryer punën si Qeveri, pasi e ka proceduar projektligjin e buxhetit dhe u ka thënë se tani problemi është tek Kuvendi i Kosovës.
Thirrjeve ndaj raportimeve të fundit të cilat përmendin thirrjen e kryeministrit Haradinaj për afatin njëmujor për përfundimin e hetimeve për listat e veteranëve, ka reaguar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur i cili funksionin e vet e kryen ne mënyre te paanshme, pa ndërhyrje nga cilido person fizik apo juridik.
Ndërkaq kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati në një prononcim për Indeksonline ka thënë se deklarata e Kryeprokurorit ishte shumë e duhur sepse asnjë institucion duke përfshirë edhe organizatën e tyre nuk mund të ndërhyjnë në punën e drejtësisë, sa i përket çështjes së pastrimit të listave të veteranëve.
“Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’iu përzihemi asnjë pale, as gjykatave, as prokurorëve. S’kemi të drejtë të bëjmë afatizime nëse duam një shtet të drejtë. Kështu që prokuroria i ka të gjitha elementet në dorë të cilat dyshohen”, ka thënë Gucati.
Ai ka bërë apel Kryeprokurorit Lumezi që të merret me të gjitha rastet aty ku ka shkelje të mos lejohen ata persona.
“Është shumë e vërtetë ajo çfarë ka thënë Lumnezi, që ato janë punë të prokurorisë dhe të prokurorit të shtetit. Nuk janë punë as të organizatës së veteranëve as të një institucioni tjetër, kjo është punë e prokurorisë dhe ne duhet t’ia lëmë prokurorisë duart e lira që të punon prokuroria që të merret me të gjitha rastet. Unë i bëjë apel Lumnezit që të merret me të gjitha rastet aty ku ka shkelje të mos lejohen ata persona”, ka thënë Gucati
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...