OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit

13:53 | 29 Dhjetor 2025
E.G

OVL e UÇK-së nesër do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.

Aktiviteti nis në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te komandanti legjendar Adem Jashari, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në lokacione të tjera nëpër qytetet e Kosovës.

OVL e UÇK-së fton bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese dhe nderimi.

Shpërndaje në rrjete sociale