Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nderuar dëshmorët e Komunës së Istogut.
Me rastin e përvjetorit, përfaqësues të kësaj shoqate dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve.
“Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri.”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.
Sipas kësaj shoqate, dëshmorët e rënë gjatë luftës çlirimtare mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë, ndërsa kujtimi për ta nuk do të zbehet kurrë.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...