OVL UÇK Pejë, është e shqetësuar thellë me siç thuhet marifetet e komunarëve të Pejës, të cilët në kuadër të një projekti austriak sjellin kryetar të një komune të Serbisë në Kosovë.
“Duke u fshehur pas një programi zhvillimor austriak, jugonostalgjikët, që sot po udhëheqin komunën e Pejës, pritën dy ditë mysafirët nga Serbia, ende pa u
përfunduar një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Edhe vet Tito do t’u kishte lakmi këtyre pionierëve të “vllaznim-bashkimit”, të cilët assesi të shkëputen nga rrënjët e tyre. Përderisa këta zyrtarë, nuk ngurojnë të vizitojnë Serbinë, tani, pas konsolidimit të pushtetit të tyre, sollën dhe kryetarin e Shabacit në Pejën e 200 Dëshmorëve e afër 600 Martirëve, gjaku i të cilëve ende kullon në zemrat e më të dashurve të tyre. Duke nxituar drejt ringjalljes së Jugosllavisë, ne nuk do të habitemi nëse do të ndodh edhe një binjakëzim i Pejës me ndonjë komunë serbe. Peja tërësisht e rrënuar nga lufta, me plagë ende të hapura, fatkeqësisht u bë kampion i të keqes dhe turpit, fal atyre që udhëheqin me të”, thuhet në reagim.
OVL UÇK Pejë, apelon që këto shfaqje turpi e inferioriteti të ndërprehen. Ne jemi për paqe e zhvillim, por jo për vëllezërim, pasi që kemi mjaft shtete aleate me të cilët mund të bashkëpunojmë për të shkuar përpara./Arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X