Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për festën e Pashkëve, ka vizituar Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se gjatë luftës, Nënë Stanë Gashi dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Për festën e Pashkëve, në frymën e dashurisë, respektit dhe shpresës, familja jonë vizituam Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.
Para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun. Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen.
Pashkë të bardha e të bekuara për të gjithë!/Arbresh.info/
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...