Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot selinë qëndrore të NATO-s, ku është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Osmani në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, teksa ka shkruar se gjatë bashkëbisedimit ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës në NATO, shkruan Arbresh.info.
“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Osmani sot gjatë një konference të përbashkët me Stoltenbergun ka thënë se NATO është fati ynë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për shpëtimin e jetëve tona, si dhe rolin që luan edhe sot për të siguruar paqen e qëndrueshme dhe sigurinë në rajonin.
Gjithashtu, Osmani u shpreh se sukseset e Kosovës janë edhe sukseset e NATO-s./Arbresh.info

Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje