Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se si pasoj e zvarritjes së konstituimit të Kuvendit, Kosova po ballafaqohet me pasoja.
Ne një konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike, Osmani theksoi se rreth 900 milion euro do të përfitonte Kosova nëse do të ratifikohen marrëveshjet me BE-në.
“Ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme do të takoj edhe liderët veç e veç, këto takime nuk janë për formimin e qeverisë, por për konstituimin e Kuvendit. Disa prej pasojave që po ballafaqohet vendi ynë si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit është zvarritja e procesit të planit të zgjerimit të BE-së, pra po flasim për diku rreth 900 milionë euro do të ishte përfitimi sikur Kosova ta ratifikonte marrëveshjen me BE-në”, tha Osmani./Arbresh.info
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...