Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Gabonit, Brice Oligui Nguema, për fitoren në zgjedhjet e 13 prillit 2025.
Në postimin e saj në platformën X, Osmani shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me presidentin Nguema për të thelluar miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Gabonit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të mirën e qytetarëve.
“Urime Presidentit Oligui Nguema për fitoren zgjedhore. I uroj çdo sukses gjatë mandatit të tij. Pres me padurim të punojmë së bashku për të thelluar miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Gabonit—në të mirë të qytetarëve tanë dhe në frymën e respektit e bashkëpunimit të ndërsjellë,” ka shkruar Osmani.
Congratulations to President @oliguinguema on his electoral victory.
I wish him every success in his mandate. I look forward to working together to deepen the friendship between Kosovo and Gabon—for the benefit of our citizens and in the spirit of mutual respect and cooperation.… pic.twitter.com/DWF1sbaSg4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 15, 2025
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...