Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në vend.
Me anë të një postimi në platformën X, Osmani tha se kjo festë është kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës.
“Në këtë ditë festive, të gjithë të krishterëve ortodoksë u uroj paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë e tyre. Kjo festë është një kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës—vlera që na bashkojnë dhe forcojnë ne si komunitet. Qoftë kjo një kohë reflektimi, gëzimi dhe bashkimi për të gjithë ata që festojnë. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve ortodoksë!”, tha Osmani./Arbresh.info

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...