Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe solidariteti.
Në urimin e saj, Osmani shprehu dëshirën që kjo festë drite t’u sjellë paqe shpirtërore, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.
“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkroi Osmani./Arbresh.info
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare