Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit .
Osmani në urimin e saj ka shkruar se pas ditëve të sakrificës në emër të Zotit, mëshirës, humanizmit e solidaritetit, festa e Fitër Bajramit përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
“Sot s’do të mund të takoheni për t’ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë.
Le të shërbejë kjo ditë feste për të na afruar dhe për t’iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi!
Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati!
Gëzuar Bajramin e Madh!”, thuhet në urimin e Osmanit.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...