Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë të premten medaljen presidenciale “Nderi i Republikës” për tre të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, Osmani u ka ndarë medaljen Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, të cilët janë viktimat e vetme që kanë rrëfyer publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj tyre nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.
“Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS!”, tha Osmani./Arbresh.info
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...