Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar se pjesëmarrja sa më e gjerë është thelbësore për të reflektuar vullnetin e qytetarëve dhe për të përcaktuar qartë rrugën përpara të vendit, shkruan Arbresh.info.
Përmes një mesazhi publik, Osmani ka nënvizuar rëndësinë e konstituimit të shpejtë të Kuvendit dhe formimit pa vonesë të Qeverisë, duke i cilësuar këto procese si jetike për stabilitetin institucional, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Ajo ka theksuar se zëri i qytetarëve përmes votës është vendimtar për funksionimin demokratik të shtetit dhe për garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për vendin./Arbresh.info/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre