Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar lajm të mirë marrëveshjen me Bashkimin Evropian për hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.
E para e shtetit ka deklaruar se të gjitha veprimet e institucioneve të Kosovës janë të koordinuara me aleatët, teksa ka thënë se tani pret që BE-ja t’i tërheq masat e vendosura ndaj Kosovës.
“Shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne të kemi më shumë sukses në dialog”, ka thënë Osmani në një deklaratë për media gjatë vizitës në Universitetin Veror të UP-së.
Duke folur për procedurën e përgatitjes së zgjedhjeve, presidentja ka thënë se nuk ka nevojë për shumë kohë.
“Ligjet tona e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve dhe ne do të vepërojmë sipas obligimeve kushtetuese”, ka shtuar ajo.
Presidentja ka rikujtuar se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill serbët nuk morën pjesë për shkak të presionit dhe shantazheve nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq./rtk
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...