Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers.
Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme me mundësinë e thellimit të mëtejme të tyre.
“Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes. Sipas saj është mirë që lidhjet historike ndërmjet dy shteteve të zbërthehen në mundësi ekonomike”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026