Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Senatorin amerikan Andy Kim, në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin amerikan.
Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, shkroi Osmani./Arbresh.info


Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj