Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po e vazhdon vizitën e saj zyrtare në ShBA.
Në mesin e shumë takimeve, e para e shtetit sot ka takuar përfaqësuesit e disa bizneseve nga Kosova dhe Teksasi në Dallas, përcjell Arbresh.info.
“Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
“Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë”, shtoi ajo./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...