Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Diplomatik të Antalisë, ka zhvilluar takime të ndara me ministrat e Punëve të Jashtme të Çadit dhe Tanzanisë.
Gjatë takimit me ministrin e Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar lidhje më të fuqishme me shtetin e Çadit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Ajo u shpreh se forcimi i marrëdhënieve bilaterale mund të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ndërkaq në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo u diskutuan mundësitë për të forcuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Tanzanisë, duke u fokusuar në fusha si ekonomia, tregtia, turizmi, bujqësia dhe teknologjia informative.
“Ne gjithashtu eksploruam shumë rrugë për bashkëpunim të bazuar në vlerat e përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për zhvillim, paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Osmani në X.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick