Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.
Ajo tha se gjatë këtij takimi është rikonfirmuar lidhja e palëkundur mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Arbresh.info.
“Në 25-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s dhe trupave britanike në Kosovë, rikonfirmuam se lidhja midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është e fortë dhe e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...