Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike, shkruan Arbresh.info.
Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani.
Në këtë kontekst, ajo nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.
Në takimin me Kasanof, Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë./Arbresh.info/

Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja