Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e deritanishëm të Kosta Rikës Carlos Alvarado Quesada.
Me këtë rast Osmani ka vlerësuar lart rolin aktiv të Alvarado për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.
Ajo ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë.
Gjatë vizitës në Kosta Rika, Osmani është takuar edhe me presidentin e ri të këtij vendi Rodrigo Chaves./arbresh.info/

Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...