Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin diskutoi për, siç thuhet, marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.
Në njoftimin për media, Osmani thuhet se ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, “si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë”.
Presidentja, sipas njoftimit, vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.
“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdogan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angili dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Thuhet se të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...