Osmani takohet me kryetarin e Rahovecit, pas pak do ta bëjnë hapjen zyrtare të Hardhfestit

12:30 | 1 Shtator 2023
A Z

Është zhvilluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Osmani shkruan se pas pak, së bashku me kryetarin do ta bëjmë hapjen zyrtare të Hardhfestit.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot jemi në Rahovec, kryeqytetin e bujqësisë e të rrushit, ku u mirëprita nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi.
Pas pak, së bashku me kryetarin do ta bëjmë hapjen zyrtare të Hardhfestit. /Arbresh.info/