Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ambasadoren Dorothy Shea.
Takimi u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare të Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u fokusua në bashkëpunimin strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB.
Presidentja Osmani, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.
“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Osmani./Arbresh.info
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit
Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Saraje...
Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit q...
E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain
Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mit...