Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Singaport ka zhvilluar takime të përbashkëta për bizneset nga Kosova e Singapori.
Osmani tha se ky është një hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve tona.
“Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve tona.
Ishte angazhim që e morëm bashkë me palën singaporiane në qershor të vitit 2022 dhe e realizuam këtë javë, bashkë me kompani të suksesshme kosovare e kompani nga Singapori”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...