Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të.
Osmani ka takuar shqiptarët e Amerikës në Teksas, teksa gjatë takimit i përgëzuar për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.
“Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme. Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, tha Osmani./Arbresh.info
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...