Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi-Shemi.
Osmani tha se kënga e famshme e Shemit “Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, transmeton Arbresh.info.
Tutje, Presidentja kujtoi se dy vjet më parë, Shemit dhe grupit “Ilirët” i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani ngushëllon familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit emblematik të grupit legjendar “Ilirët”, njërit prej zërave më përfaqësues të rock-skenës kosovare të viteve ’80.
“Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.
Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik.
Për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, dy vjet më parë, Shemin dhe grupin “Ilirët”, i vlerësuam me Medaljen Pesidenciale të Meritave.
Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë përmes muzikës që na la trashëgimi.
I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasiqin- Shemin!/Arbresh.info
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...