Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi.
Në telegramin ngushëllues thuhet se karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale, shkruan Arbresh.info
Njoftimi nga Presidenca:
Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zijadin Gashit, gazetarit të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media.
Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit të gazetarëve!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Zijadin Gashi!
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...