Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të doajenit të këngës popullore shqipe, Ismet Bogujevcit.
“Sot humbëm zërin unik të këngës sonë popullore. Ismet Bogujevci është artisti i këngës që një jetë të tërë ia kushtoi jetës skenike muzikore. Me Ansamblin “Shota”, ai afirmoi traditën dhe kulturën tonë muzikore, ndaj me të drejtë bart titullin e doajenit”, ka theksuar Presidentja Osmani, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, brezave do t`u mbetet trashëgim një fond i pasur i muzikës së mirëfilltë shqipe të interpretuar nga Ismet Bogujevci.
“Në këtë opus interpretues të Ismet Bogujevcit, gjurmë të pashlyeshme do të lë interpretimi maestral i këngës “Kur ma falë një tufë gërshetë”, në duet me Bilbilin e këngës shqipe, Nexhmie Pagarusha. Muzika ishte jeta për të, ndaj ikja do të lë një zbrazëtirë në skenën muzikore të Kosovës. U dëgjoftë përherë zëri i Ismet Bogujevcit”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani. /arbresh.info/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...