Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushi, i cili vlerësohej si lider shpirtëror i arbreshëvve.
Osmani tha se Belushi ka qënë veprimtar i paepur i çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.
Osmani në telegramin e saj ngushëllues shprehet se ndarja nga jeta e tij është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.
“Si Presidente e Kosovës kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje. Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore.
I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin!”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ndërron jetë, Antonio Belushi, lider shpirtëror i arbreshëve
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...