Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën.
Osmani tha se sot i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahir Pajziti me shokë, për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë ata që luftonin së bashku me të duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.
“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm”, tha Osmani./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...