Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 24 shqiptarët e vrarë në fshatin Likoshan dhe Qirez të Drenicës 26 vite më parë.
Sipas Osmani, ajo ditë është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullinë tonë, përcjell Arbresh.info.
“Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme, duke marrë jetën e 24 shqiptarëve të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës. Kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi kriminal i Serbisë në zemrën e rezistencës, në Drenicë”, thuhet në komunikatën për media nga Presidenca.
“Përballë një tmerri të tillë, vendosmëria për të luftuar për çlirim vetëm sa u forcua. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së, sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Në këtë 26 vjetor, nderojmë kujtimin e atyre që humbëm. Trashëgimia e tyre jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë”, thuhet tutje në komunikatë.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez!’, tha Osmani./Arbresh.info
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...