Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvojën e saj personale si refugjate gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.
Në një postim në platformën X, Osmani theksoi se nuk do ta harrojë kurrë dhimbjen dhe vështirësitë e jetës së refugjatit.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e kujtesës dhe solidaritetit në këtë ditë:
“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Isha refugjate gjithashtu, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë. Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, ka thënë Osmani./Arbresh.info
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”