Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian, i cili ka nisur sot në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë platformë evropiane, duke nënvizuar se kjo është hera e gjashtë që Kosova merr pjesë në këtë format.
“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, tha ajo./Arbresh.info





Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...