Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët i ka uruar për fitoren e partisë së tyre në zgjedhjet e fundit.
Sipas Osmanit, themelimi i këtij grupi është një moment i rëndësishëm në raportet ndërmjet të dy shteteve dhe se do të luaj rol të rëndësishëm në partneritetin e qëndrueshëm midis të dy shteteve, njoftojnë nga presidenca.
Më tej bëhet e ditur se Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkushtimin e palëkundur në mbështetjen e Kosovës, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Me Laburistët erdhi liria”, ka cituar presidentja Osmani fjalët e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në vitin 1999, ndaj në këtë kontekst ka potencuar domosdoshmërinë e vazhdimit të mbështetjes së Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas Osmanit, një Kosovë e sigurt dhe e qëndrueshme kontribuon drejtpërdrejt në një Evropë më të sigurt. Andaj, ka potencuar që në fushën e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë duhet të ketë fokus të veçantë.
Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve në të dy shtetet.
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare