Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.
Në takim, Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës.
Osmani dhe ambasadori Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës./Arbresh.info/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...