U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde.
Në takim, Ambasadori Rohde e uroi Osmanin për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.
Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.
Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve.
U.d. presidentja e falënderoi Ambasadorin Gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe për mbështetjen e të gjitha proceseve të cilat janë të rëndësishme në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të vendit./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje