Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu janë pritur në darkën e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.
Osmani bashkë me bashkëshortin e saj u pritën në Pallatin Elysee, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Në Forumin e Paqes është duke marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten e tij, Ritën.
Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, u priten nga presidenti francez ku ndër të tjera diskutuan për procesin e dialogut Kosovë – Serbi e situatën aktuale në vend./arbresh.info/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...