Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho.
Osmani me anë të një postimi në Facebook shkroi se Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë, transmeton Arbresh.info.
“Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi Osmani.
“Bashkë, diskutuam për hapa të rinj që do ta thellojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike”, tha Osmani.
Ndryshe, Osmani sot është pritur në takim edhe nga Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb./Arbresh.info
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...