Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, pasditen e së hënës.
Përmes një njoftimi nga Presidenca bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit aktual të Lars-Gunnar Wigemark .
Në këtë takim presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...