Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit se hyrja e NATO-s në Kosovë ishte një dëshmi e solidaritetit.
“Liria është ajri që e thithim dhe e ardhmja që e ëndrruam. Kur paqërujatsit e KFOR-it shkelën tokën e Kosovës së përgjakur ata krijuan simfonin e lirisë. Duke e larguar një herë e mirë makinerinë gjenocidiale të Millosheviqit.”, ka thënë ajo.
“Thirrjet e popullit tonë, spastrimi etik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga ndërgjegjja ndërkombtare.”, theksoi ajo.
Ajo u shpreh se Evropa lindi në një Prishtinë të lirë.
Presidentja Osmani mes të tjerash kujtoi edhe heroizmin e familjes Jashari.
“Në këtë ditë do ta kujtojmë heroizmin e familjes Jashari që u shëndrruan në gurthemelin e lirisë sonë. Nuk do të harrojmë dhimjet e shkkaktuara të dhunimit. Sot qëndrojmë së bashku në tokën tonë të lirë ku triumfi i lirisë është në zemrën e çdo qytetari. Sot teksa nderojmë stoicizmin e popullit tonë dhe ushtrinë çlirimtare.”, u shpreh presidentja Osmani.
Mes të tjerash, liria edhe sot është përgjegjësi që duhet ta mbrojmë.
“Populli i Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga triumfi i lirisë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...