Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Sllovisë 25-vjet më parë ku mbetën të vrarë 45 shqiptar.
“25-vjet më parë, respektivisht më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë. Sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe sjelljen e autorëve të krimit para drejtësisë
“Vendosja e drejtësisë dhe sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme. Ndërkaq kujtimi për viktimat është edhe dëshmi e rrugës së vështirë, të cilën e kemi bërë për të qenë të lirë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, tha Osmani./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026