Presidentja Vjosa Osmani në 27 vjetorin e masakrave të Padalishtës dhe Cerkolezit, ka thënë se kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi.
Ajo tha se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, masakrën e Padalishtës në Skenderaj dhe në Cerkolez të Istogut.
“Forcat kriminale serbe masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, duke mos kursyer as më të pambrojturit: 11 gra dhe 5 fëmijë të moshës nga 2 deri në 16 vjeç. Një akt çnjerëzor që synonte jo vetëm shfarosjen e një familjeje, por edhe shuarjen e vetë shpresës për jetë. Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi, e cila ende pret të vihet në vend”, ka shkruar Osmani.
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte