Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Betejës së Çabratit, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit.
Osmani e cilësoi këtë betejë si “piedestal të qëndresës dhe lavdisë”.
“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb. Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë. Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi”, tha ajo./Arbresh.info
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...