Google ADS

Osmani për Shkurte Fejzën: Në kohët kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha popullit të Kosovës zë përmes këngës

11:49 | 9 Qershor 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në koncertin e Shkurte Fejzës për nder të 50 vjetorit të karrierës  së këngëtares.

Osmani tha se këngëtarja i dha zë popullit të Kosovës zë përmes këngës në kohën kur synohej shfarosja e tij, shkruan Arbresh.info.

“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/