Osmani për qëndrimin e Kurtit: Ajo ishte konferencë për media, s’ishte vendim i qeverisë

14:57 | 28 Shkurt 2020
A Z

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.

E më kërkesë të 41 deputetëve Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka treguar se kanë vendosur të hënën për seancë të jashtëzakonshëm për taksen.

“Ju njoftoj se 41 deputet e Kosovës kanë parashtruar kërkesë për të mbajt seancë të jashtëzakonshme më 2 mars lidhur më heqjen e tarifës. Në përputhje të kushtetutës Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshëm të hënën. Po ashtu ne do të kemi seancë më 5 mars për epopenë e UCK-së dhe më 9 mars do kemi seancë për gratë në kuadër të 8 marsit ditës së gruas”, tha ajo.

E lidhur më deklaratën e Grenell pas vendimit të Kurtit për heqje të taksës gradualisht, Osmani ka thënë se të gjitha vendimet e Kurtit mbrëmë do ti komentojnë vetëm pas takimit që do ta zhvillojnë sonte me Kryeministrin.

“Ne sot do të kemi takime më kryeministrit për të diskutuar lidhur më vendimet  tij dhe vetëm pas ati takimi ne do të flasim. Ne asnjë moment unë nuk kam pa tendencë nga Qeveria ti dëmtoj raportet më Amerikën. Për tema të rendesishme dakordimet duhet të gjinden duke punuar dhe duke u ulur e diskutuar se bashku partneret e koalicionit”, thotë ajo.

Tutje Osmani duke mos dashur ti komentoj deklarata  e Kurtit e Hotit pas vendimit për taksen, ajo ka thënë se partneret duhet të bisedojnë se bashku për vendime të mëdha.

Nuk ka rendësi si quhet ajo ishte një konferencë për shtyp vendimet merren në Qeverinë e Kosovës. Për tema të mëdha duhet të ketë dakordime të partnerëve të koalicionit”, ka thënë Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale